Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Na godasin brenda pak minutash”, NATO e alarmuar nga raketat e reja ruse
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka folur me tone pesimiste për të ardhmen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare të Aleancës në Lubjanë, Rutte tha se raketat ruse mund të arrijnë kryeqytetet europiane brenda vetëm pak minutash. “Rreziqet për sigurinë tonë janë rritur: brezi i ri i raketave ruse mund të arrijë kryeqytetet evropiane brenda pak minutash. Fuqia shkatërruese e dronëve, sabotimi i infrastrukturës nënujore, siguria e hapësirës kibernetike: të gjitha këto na shqetësojnë, në Lindje dhe në Perëndim. Përballë këtyre sfidave për sigurinë tonë, ne e shohim edhe një herë se sa thelbësore është të punojmë së bashku brenda NATO-s. Kur bëhet fjalë për shkeljet e pamatura dhe të rrezikshme të hapësirës sonë ajrore nga...