Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës/ Trafikonte shtetase kolumbiane në Shqipëri, arrestohen organizatori dhe dy punonjësit e seksit

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës/ Trafikonte shtetase kolumbiane në Shqipëri, arrestohen organizatori dhe dy punonjësit e seksit

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në qytetin e Durrësit. Në pranga është vënë organizatori, një shtetas kolumbian, i cili trafikonte vajza nga Kolumbia për në Shqipëri, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, si dhe dy punonjëse seksi. Po ashtu është proceduar penalisht pronari i apartamentit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, dhe 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”. Në kuadër të operacionit policor, u sekuestruan një sasi kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Identifikohet dhe shpallet në kërkim...