“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana. Rama: Kapitujt i mbyllim brenda 2027. Berisha: Plotësojmë vetëm 1 kusht

“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana. Rama: Kapitujt i mbyllim brenda 2027. Berisha: Plotësojmë vetëm 1 kusht

Në sytë e Brukselit, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian duket i mrekullueshëm. Ky ishte mesazhi që konfirmoi në Tiranë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në prag të nisjes së Forumit të Investimeve BE- Ballkani Perëndimor, ajo u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama teksa konfirmoi se Brukseli planifikon të hapë të gjithë kapitujt deri në fund të vjeshtës së këtij viti. 13:06 “Shqipëria plotëson vetëm një kriter për në BE”, Berisha: Gjatë qeverisjes së Ramës u larguan 1 milionë shqiptarë Pak orë pasi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave, lideri i PD-së, Sali Berisha mendon se vendi ynë plotëson...