Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Osmani nderohet me Çmimin e Asamblesë së NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: I dedikohet grave të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani pranon Çmimin e Asambles së Nato-s KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është vlerësuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ky çmim prestigjioz nderon gratë që kanë treguar lidership të spikatur dhe janë angazhuar në promovimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë, si në vendin e tyre ashtu edhe në nivel global. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidentja përmes një postimi në rrjete sociale, duke shprehur nderin e veçantë për pranimin e këtij Çmimi prestigjoz. Duke e konsideruar një vlerësim të jashtëzakonshëm, Osmani shprehet se ia dedikon popullit të Kosovës, e në mënyrë të veçantë grave që me guxim, dinjitet dhe dashuri kanë kontribuar në ndërtimin e lirisë dhe paqes. Postimi i Presidentes Osmani: Nder i...