Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
415 të rinj nisin zyrtarisht rrugën në Policinë e Shtetit, Koçiu:”Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj”
Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu përgëzoi 415 studentët e Akademisë së Sigurisë pas përfundimit me sukses të kursit “Patrullë e Përgjithshme”. Në ceremoninë e betimit dhe certifikimit morën pjesë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë, drejtues të programeve të huaja të asistencës, studentë e familjarë. Ministrja Koçiu u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm në nisjen e karrierës profesionale të këtij brezi të ri të punonjësve të Policisë së Shtetit. “Ky është një moment i rëndësishëm në fuqizimin dhe ripërtëritjen e trupës së Policisë së Shtetit,” – u shpreh në fillim të fjalës së saj Ministrja Koçiu. “Uniforma e punonjësit të policisë, – tha ajo – është një uniformë e rëndë, mbi të cilën peshojnë pritshmëritë...