Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kundër kullës 35-katëshe, myslimanë dhe ortodoksë bashkë për çështjen e pronës
Përfaqësuesit e komunitetit mysliman dhe atij ortodoks në Shkodër janë mbledhur bashkë në një prononcim për mediat, sa i takon padrejtësisë që, sipas tyre, po u bëhet këtyre dy komuniteteve, duke iu grabitur tokat në qendër të Shkodrës. Bëhet fjalë për vendin ku qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e një kulle 35-katëshe. Në tokën ku po zhvillohet ky projekt, përfaqësuesit e dy komuniteteve pretendojnë se ajo u përket atyre. Sipas klerikëve, kjo deklaratë është një apel ndaj institucioneve për të ndaluar këtë grabitje, duke theksuar se qëndresa e tyre do të vijojë brenda të gjithë kuadrit ligjor. Kulla prej 35 katesh, në të cilën po punohet aktualisht, ka një afat ndërtimi prej 7 vitesh për t’u përfunduar, ndërsa që tani kanë nisur shitjet.