Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Itali/ 23-vjeçarit shqiptar i sekuestrohen 200 kg kokainë me vlerë 16 mln euro
Dyqind kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth 16 milionë euro, janë sekuestruar në Romë gjatë një operacioni policor. Lënda narkotike u gjet në banesën e një 23-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili është arrestuar. Sipas autoriteteve italiane, kokaina ishte ndarë në 191 pako, rreth 8 mijë doza. Banesa e të riut ishte kthyer në një qendër logjistike për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës. Gjatë kontrollit, policia gjeti gjithashtu një armë zjarri, municione dhe rreth 30 mijë euro para cash, që dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale./vizionplus.tv