Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta/ Provokimi i Lukashenkos: Ukraina mund të pushojë së ekzistuari si shtet. Trump: Mund të dërgoj Tomahawk në Kiev. Paralajmërimi i fortë i kryespiunit gjerman
Është dita e 1.328-të e luftës në Ukrainë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë folur dy herë brenda dy ditësh në telefon, duke diskutuar për mbrojtjen ajrore. Të dy kanë biseduar gjithashtu për raketat Tomahawk, të cilat Kievi i ka kërkuar Uashingtonit. Sipas Financial Times, Shtetet e Bashkuara prej muajsh po i ofrojnë Ukrainës informacione të rëndësishme të inteligjencës për sulmet e thella me dronë në territorin rus. Kremlini e ka përshkruar këtë si “një moment dramatik të përshkallëzimit”. Trump: “Tani do të përqendrohemi te Rusia, do ta zgjidhim situatën” “Tani do të përqendrohemi te Rusia, do ta zgjidhim situatën.” Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij të gjatë në Knesset (parlamenti izraelit)....