A votuan ish-krerët e UÇK-së për zgjedhjet lokale?

A votuan ish-krerët e UÇK-së për zgjedhjet lokale?

Kosova E Hënë, 13 Tetor 2025 15:07 Qytetarët e Kosovës më 12 tetor iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në 38 komunat e vendit. Përveç atyre që votuan brenda territorit të Kosovës, të drejtën e votës e kanë ushtruar edhe personat që ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i DHSK-së, Michael Doyle, i cili ka bërë të ditur se të gjithë të paraburgosurit që kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, kanë pasur mundësi ta realizojnë këtë të drejtë ligjore. Sipas tij, procesi i votimit është zhvilluar në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse, duke garantuar ushtrimin e të drejtës demokratike për secilin të paraburgosur...