Ekonomia shqiptare në rrezik? Tabaku zbulon çfarë po ndodh pas rritjes së çmimeve dhe flluskës së ndërtimit

Ekonomia shqiptare në rrezik? Tabaku zbulon çfarë po ndodh pas rritjes së çmimeve dhe flluskës së ndërtimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Ekonomisë, Financave dhe Punësimit, ngriti një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, duke vënë theksin te rënia e euros, rritja e çmimeve dhe përqendrimi i ekonomisë te sektori i ndërtimit. “Më vjen mirë që SEPA u bë realitet më 1 tetor dhe shpresojmë që edhe Kryeministri ta ketë mësuar, pasi u ka thënë njerëzve që nisi më 1 janar,” tha me ironi deputetja Tabaku në nisje të fjalës së saj, duke nënvizuar se opozita ka pasur ndër vite debate të sakta mbi drejtimin e ekonomisë shqiptare. Tabaku theksoi se ekonomia shqiptare po përballet me një strukturë të dobët dhe të paqëndrueshme, ku 60% e rritjes ekonomike vjen...