Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Deklaratat e Von der Leyen, Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për integrimin në BE
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë, pjesë e turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Berisha e ka cilësuar këtë vizitë si të rëndësishme dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë. Megjithatë, Berisha u shpreh kritik ndaj qeverisë, duke theksuar se Shqipëria aktualisht nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrim përveç atij gjeostrategjik dhe politikës së jashtme. Berisha thekson se gjatë qeverisjes së Edi Ramës u larguan nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane 1 milion e 99 mijë qytetarë të këtij vendi. “Në fakt kjo është një ditë me shumë ngjarje, por ne po e nisim nga këto të shtëpisë tonë. Sot, me vizitën në...