Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tensione në parlamentin izraelit, një person tenton të ndërpresë fjalën e Donald Trump, nxirret me forcë nga sigurimi
Një incident është regjistruar në parlamentin izraelit. Teksa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ishte duke mbajtur fjalën e tij, një anëtar i Kuvendit është ngritur në këmbë dhe ka “shpërthyer” ndaj presidentit amerikan. Fjalimi i presidentit amerikan u ndërpre pas britmave dhe protestave nga një anëtar i krahut të majtë të Knesetit, i cili u largua nga sigurimi. “Kjo ishte shumë efektive”, tha presidenti amerikan, ndërsa anëtarët e Knesetit brohorisnin emrin e tij. Gjatë fjalës së tij presidenti amerikan tha se dita e sotme shënon një ditë shprese. “Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje. Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin...