Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tkurrja e Valutave/ Braçe-BSH: Parashikoni kursin! Sejko: E pamundur, valutat forcohen nëse ekonomia bie! 800 mln € të blera këtë vit për..
Deputeti i PS-së Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë kërkoi nga Banka e Shqipërisë që të bëjë një parashikim mbi kursin e këmbimit, pasi industria dhe bujqësia po humbet nga zhvlerësimi i valutave. “Do doja mobilizim të bankës për parashikueshmërinë e kursit të këmbimit”, tha Braçe. Duke e konsideruar kursin e këmbimit ‘djallëzor’ guvernatori u përgjigj se është e pamundur të parashikohet kursi i këmbimi, dhe forcimi i valutave do të ndodhë vetëm nëse ekonomia dobësohet. “Është e pamundur të bësh parashikim të kursit të këmbimit, është shumë djallëzor. Kursi i këmbimit natyrisht ndikon negativisht në prodhim apo tek ata që i kanë të ardhurat në euro. Duke qenë se kemi emigracion në rritje kemi të ardhura në euro që humbasin përfituesit. Duhet të kemi një ekonomi të dobët që të forcohen valutat”,...