Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e PS ndaj KQZ-së, mungoi trupa gjykuese, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës
Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e Partisë Socialiste ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në padinë e regjistruar më 7 tetor, PS kundërshton mosmarrjen e një vendimi nga Komisioni Rregullator për çështje që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca është riplanifikuar për datën 14 tetor, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë. “Seanca gjyqësore nuk u zhvillua për arsye objektive që lidhen me mosformimin e trupitgjykues dhe u riplanifikua më datë 14.10.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrativetë Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë.”, thuhet në njoftim. Vijon… Top Channel