Sejko: Tërhoqëm 914 milionë euro nga tregu gjatë vitit 2024, vijuam me ritme të ngjashme dhe në 2025

Sejko: Tërhoqëm 914 milionë euro nga tregu gjatë vitit 2024, vijuam me ritme të ngjashme dhe në 2025

Banka e Shqipërisë ka intensifikuam blerjet e valutës në tregun vendas, duke tërhequr thuajse 914 milionë euro prej tij gjatë vitit 2024 dhe duke vijuar me ritme të ngjashme edhe gjatë vitit 2025, deklaroi guvenratori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.“Rritja e prezencës tonë në tregun valutor synon frenimin e shpejtësisë së forcimit të kursit të këmbimit të Lekut, qetësimin e tregut valutor, si dhe minimizimin e pasojave potenciale negative në stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, në rast krijimi të pozicioneve spekulative apo rritjeje të volatilitetit të kursit”.Këtë deklaratë Guvernatori Gent Sejko e bëri gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2024 në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.Sejko, në tematikën për  ekonominë, inflacionin dhe politikën monetare të...