Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ me plan masash emergjente për gjykatat

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ me plan masash emergjente për gjykatat

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të hartojë një plan masash, pas mbledhjes së zhvilluar më datën 10 tetor, për adresimin e problematikave të institucioneve të drejtësisë dhe punonjësve të saj, pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit. Në njoftimin zyrtar të KLGJ-së, masat lidhen me marrjen e informacionit të detajuar mbi sigurinë në gjykata, mbi kushtet ekzistuese të shërbimit dhe infrastrukturës në këto institucione. “Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor nga secila gjykatë, nga Kryetari, Zëvendëskryetarët ose Këshillat e Gjykatës, gjatë viteve 2023, 2024, 2025, me objekt administrimin/menaxhimin e sigurisë në gjykatë; “Marrjen e informacionit lidhur me kushtet ekzistuese të shërbimit dhe të infrastrukturës së...