Rama-presidentes së KE-së: Shijoni diellin dhe ushqimin e Tiranës, ka më pak mërzi se në Bruksel

Rama-presidentes së KE-së: Shijoni diellin dhe ushqimin e Tiranës, ka më pak mërzi se në Bruksel

edi rama dhe ursula von der leyen TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në forumin e investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ku falenderoi edhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, që u rikthye në rajon. “Të dashur miq, fqinj, një mirëseardhje shumë të ngrohtë të gjithëve në Tiranë, në mbledhjen sëbashku, miqësinë në rritje dhe fatit europian që na lidh”, tha ai duke shtuar: “Për të shijuar më shumë diell, ushqim dhe më pak mërzi se në flluskën tënde në Bruksel”. Rama tha se për shumë kohë, pritja për procesin e Integrimit u bë dëshpëruese, megjithatë shqiptarët kurrë nuk u dorëzuan. “Megjithatë kurrë nuk ndalëm së ëndërruari dhe kurrë nuk reshtëm së punuari. Që ky moment të na gjente gati, të përgatitur!”, tha ai. “Nga...