Fituan 3 komuna pa balotazh, Kurti: Lëvizja Vetëvendosjë forca kryesore politike, hetim për Exit pollet në Mitrovicë

Fituan 3 komuna pa balotazh, Kurti: Lëvizja Vetëvendosjë forca kryesore politike, hetim për Exit pollet në Mitrovicë

albin kurti KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit janë dëshmi që LVV është ngritur si forca kryesore politike në Kosovë në nivel lokal. Ai shtoi se nga sot do t’i përvishen punës për balotazh, ndërsa falënderoi qytetarët për mbështetjen. “Synimi ynë është i qartë që kandidatët tonë të fitojnë edhe në këto komuna që të kthehet ose të vazhdojë qeverisja e mirë të cilën qytetarët e meritojnë dhe që komunat tona të ecin përpara”, tha Kurti. Sa i përket rezultateve të Exit Polleve të publikuara mbrëmë për Mitrovicën, Kurti kërkoi që të hetohen. “Ajo çka ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën, duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë...