Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Jemi gati t’ju mbështesim”, Ursula von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së
Në nisje të turnet të saj vjetor në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndalesën e parë e ka bërë në Tiranë. Sot ajo është takuar fillimisht me presidentin e Republikës, Bajram Begaj e më pas me kryeministrin Edi Rama, të cilët do të marrin pjesë dhe në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Von der Leyen ka postuar në platformën ‘X’ fotografitë me Begajn dhe Ramën teksa shkruan: “Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Ne jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës.”