Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e pjesshme/ KQZ: Fushata të nisë më 1 nëntor! Nesër afati fundit për regjistrimin e partive..
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka hartuar draftin për rregullimin dhe organizimin e procesit zgjedhor për 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë të dekretuara për të shkuar në zgjedhje të parakohshme më datë 9 nëntor. KQZ propozon që fushata zgjedhore të fillojë më datë 1 nëntor ndërsa partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore në KQZ jo më vonë se data 14 tetor, pra nesër afati i fundit, sipas KQZ. Ndërkohë kandidatët do të kenë afat deri më datë 22 tetor për të depozituar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje. Ky plan i hartuar duhet të miratohet nga Kolegji Zgjedhor për të hyrë në fuqi. Dokumenti i KQZ: Në mbështetje të Dekretit të Presidentit nr. 350, datë 1.10.2025, “Për caktimin e datës...