Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Gara për Mitrovicën e paparashikueshme’/ Gazetarja: Një diferencë prej 28 votash mes kandidatëve, balotazhi i 9 nëntorit pritet të jetë i ashpër
Gazetarja Albione Zhitia, në një lidhje Skype për edicionin informativ në Syri TV, ka sjellë një pasqyrim të deritanishëm të rezultateve zgjedhore për komunat e Kosovës, duke dhënë detaje mbi garën e ngushtë për kryeqytetin dhe balotazhet e tjera. Sipas saj, në të gjitha komunat thuajse ka përfunduar numërimi i votave, përveç Prishtinës, ku mbeten ende tre kuti për t’u numëruar. Përparim Rama kryeson me 33.7% ndaj kandidatit tjetër nga Vetëvendosja me 33.03%, duke e bërë garën shumë të ashpër dhe të paparashikueshme deri më 9 nëntor, kur qytetarët do vendosin për drejtimin e kryeqytetit. Zhitia gjithashtu theksoi se balotazhi do të zhvillohet edhe në komunat e Pejës, Gjilanit dhe Prizrenit, ku diferencat janë të vogla dhe fushata pritet të jetë më e ashpër se...