Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Donald Trump shkon në Izrael, zbret nga “Air Force One” me grushtin lart
Bota E Hënë, 13 Tetor 2025 09:53 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbarkoi në Izrael pak para orës 9:45 ditës së sotme. Trump do të takohet me pengjet e liruara, do t’i drejtohet Knessetit dhe do të udhëtojë për në Sharm El Sheikh të Egjiptit, për të kryesuar një samit mbi Gazën, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje paqeje për rajonin. Donald Trump zbriti nga avioni Air Force One me grushtin ngritur, duke u thënë “faleminderit” në anglisht anëtarëve të komitetit mikpritës. Presidenti amerikan u prit nga Presidenti izraelit Isaac Herzog , së bashku me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshorten e tij, Sara. Të tre madje biseduan për disa minuta.