Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, KLGJ merr masa urgjente për sigurinë në gjykata

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, KLGJ merr masa urgjente për sigurinë në gjykata

Një javë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar zyrtarisht këtë të hënë, duke miratuar një plan masash për rritjen e sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit. Në mbledhjen e datës 10 tetor, KLGJ bëri të ditur se do të ndërmerren hapa konkretë në disa drejtime, duke nisur me analizimin e informacionit të mbledhur nga vetë gjykatat për periudhën 2023–2025, lidhur me administrimin dhe menaxhimin e sigurisë. Sipas njoftimit, Këshilli do të vlerësojë gjendjen aktuale të pajisjeve të sigurisë në gjykata përfshirë skanerë, detektorë metalesh, kamera dhe mjete të tjera për të standardizuar procedurat dhe për të trajnuar personelin në menaxhimin e situatave të rrezikshme. Pas analizës së të dhënave, pritet të ngrihet një grup...