Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbulohen mbi 4 mijë bimë narkotike në Shkodër, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash
Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin e koduar “Koordinata”, i cili synon goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të qarkut. Si rezultat i kontrolleve të fundit, janë zbuluar dhe asgjësuar 4002 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe janë sekuestruar 510 gramë lëndë narkotike në formë boçe. Ndërkohë, pesë kryetarë fshatrash janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, ndërsa njëri prej tyre edhe për moskallëzim krimi. Njoftimi i policisë: Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe 510 gramë të kësaj lënde në formën e boçes. Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër,...