Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rusmali drejt postit të Avokatit të Popullit, Kuvendi nis procedurat dhe shpall vakancën për zëvendësimin e Ballancës
Sot, Kuvendi i Shqipërisë pritet të diskutojë për një nga postet më të rëndësishme kushtetuese në vend – atë të Avokatit të Popullit. Pas më shumë se tre vitesh pezullimi, procesi për zëvendësimin e Erinda Ballancës është rikthyer në rendin e ditës. Mandati pesëvjeçar i Ballancës përfundoi në maj të vitit 2022, por ajo ka vijuar detyrën përkohësisht në mungesë të një pasardhësi të dakordësuar nga forcat politike. Në të kaluarën, disa tentativa për të gjetur një kandidat konsensual mes mazhorancës dhe opozitës kanë dështuar, për shkak të mungesës së 84 votave që kërkon ligji për miratimin e Avokatit të Popullit. Megjithatë, këtë herë duket se situata ka ndryshuar. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të zhvillojë sot mbledhjen për shpalljen e vakancës...