Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Zgjidhen kryetarët në 21 komuna, 17 shkojnë në balotazh
FOTO ILUSTRUESE KOSOVË- Qytetarët në 38 komunat e Kosovës votuan më 12 tetor për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja komunale. Votimet u zhvilluan pa ndonjë incident të madh. Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, në 21 komuna qytetarët kanë zgjedhur në rundin e parë krerët e komunave, ndërsa në 17 të tjerat do të zhvillohet rundi i balotazhit. Prishtina, kryeqendra e Kosovës, është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, kur do të përballen LDK-ja dhe LVV-ja. Në rundin e parë, LVV-ja dhe PDK-ja fituan në tre komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja dhe Nisma e kanë fituar nga një komunë, sikurse edhe Ramiz Lladrovci me listën e tij në Drenas. KQZ-ja tha se pret që brenda javës të...