Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përfundon numërimi i votave/ Dalin rezultatet për komunën e Dragashit
Sapo ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në lomunën e Dragashit në Kosovë. Në këtë komunë u numëruan 57 kuti votimi. Sipas rezultateve të gjeneruara nga KQZ Kosovë, të dhënat janë si më poshtë: Bexhet Xheladini (Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK) ka marrë 5,435 vota ose 43,98%. Shaban Shabani (Partia Demokratike e Kosovës-PDK) me 3,507 vota ose 28,38%. Filiz Mustafa (Lëvizja Vetëvendosje!) me 2,079 vota ose 16,82%. Usmen Baldzi (Koalicija Vakat) me 728 vota ose 5,89%.