Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve
Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve Një vatër zjarri ka përfshirë sërish këtë të diel fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi po favorizohen edhe nga era, ndërsa tymi i dendur dhe toksik ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit. Ndërkohë banorët e zonës shprehen të shqetësuar për ndotjen dhe rrezikun ndaj shëndetit, pasi era shpërndan re të mëdha tymi në drejtim të zonave të banuara. Gjithashtu ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren, për të vendosur situaten në kontroll. Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet nga flakët, duke ngritur pikëpyetje mbi menaxhimin e mbetjeve dhe masat parandaluese në këtë zonë...