“Pse më sheh”/ Sherri me thika në Bathore, policia zbardh detaje: 5 të plagosurit përfundojnë në spital

“Pse më sheh”/ Sherri me thika në Bathore, policia zbardh detaje: 5 të plagosurit përfundojnë në spital

Një sherr mes disa të miturve është shënuar mbrëmjen e sotme në Bathore në Tiranë, ku të plagosur kanë mbetur 5 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, ndërsa dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta. 5 personat që janë plagosur kanë përfunduar në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, efektivët kanë shoqëruar personat e tjerë ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i policisë: “Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa të mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas’, njoftoi sot...