Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH, njofton drejtuesit e mjeteve për qarkullimin rrugor
Duke filluar nga dita e nesërme, (e hënë, 13 tetor), do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, për shkak se Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike. Sipas një njoftimi të bërë për qytetarët nga ARRSH, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente: • Vorë-Maminas, • Maminas-Sukth, • Sukth-Fllakë, • Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, • Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit. Sipas njoftimit, për çdo segment të mësipërm, punimet do të zgjasin nga 1 deri në 2 ditë. ARRSH u sugjeron drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës. ARRSH raporton se pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun...