Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Protesta pro-palestineze në Zvicër, 20 të plagosur dhe 536 të arrestuar. Dëme të mëdha materiale
Më shumë se 5 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze të mbajtur të shtunën në Bern të Zvicrës, e cila përfundoi me incidente dhune dhe 20 të plagosur. Si pasojë, 20 persona u plagosën, përfshirë 18 oficerë policie, dhe shumë dëme materiale u shkaktuan në disa pika të qytetit ndërsa policia njoftoi se janë arrestuar 536 persona gjatë protestës të cilën autoritetet i kishin shpallur të paautorizuar. Protestuesit, shumica e të cilëve ishin të veshur me të zeza dhe maska, u përplasën me forcat e rendit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme. Policia tha se situata shpërtheu kur protestuesit filluan të hedhin objekte të rrezikshme, përfshirë gurë, shishe, mjete ndërtimi dhe fishekzjarre, ndaj oficerëve të sigurisë. Për t’i shpërndarë protestuesit, policia përdori gaz lotsjellës,...