Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Udhëtimet në Aushvitz shërbenin si të ishim antifashistë, jo antisemitistë”, Ministja e qeverisë “Meloni” shkakton tërmet në politikën italiane
Ministrja e Familjes, Eugenia Roccella, ka shkaktuar reagime të shumta pas deklaratave të bëra në një konferencë në Romë, ku është diskutuar mbi antisemitizmin dhe rëndësinë e udhëtimeve arsimore në Auschwitz. Ajo e konsideroi antisemitizmin si një fenomen të lidhur ngushtë me fashizmin dhe argumentoi se udhëtimet edukative në Aushvic shërbejnë për të treguar se antisemitizmi ishte një çështje që u përket kohës së fashizmit dhe jo diçkaje të aktualizuar. “Çfarë ishin udhëtimet në Auschwitz? Ishin ekskursione? Ato shërbenin për të na treguar se antisemitizmi ishte një çështje që i përkiste fashizmit, dhe asgjë më shumë. Problemi ishte të ishim antifashistë, jo të ishim antisemitë”, tha ministrja gjatë fjalës së saj në konferencën “Historia e përmbysur dhe e ardhmja që duhet ndërtuar”, të organizuar nga...