Zgjedhjet/ Kreu i PDK: Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen!

Zgjedhjet/ Kreu i PDK: Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e cilësuar rezultatin si një fitore për qytetarët dhe për vetë demokracinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka shprehur mirënjohje për çdo votë të dhënë në mbështetje të PDK-së, duke e quajtur këtë forcë politike si modelin më të mirë të qeverisjes lokale në vend. “Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale, atë të Partisë Demokratike të Kosovës”, shkruan Krasniqi. Ai shtoi se PDK do të vijojë punën me përkushtim të plotë në komunat ku do të...