Kosovë/ KQZ publikon shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 39.07%

Kosovë/ KQZ publikon shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 39.07%

Kosova E Diel, 12 Tetor 2025 20:26 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë ishte 39.07%, sipas të dhënave preliminare të publikuara mbrëmjen e së dielës. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media deklaroi se përkundër një procesi të qetë dhe të rregullt, pjesëmarrja ka qenë më e ulët krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara, ku kishin votuar rreth 43% e qytetarëve me të drejtë vote. “Sipas të dhënave preliminare, deri në mbylljen e vendvotimeve kanë votuar 39.07% e qytetarëve. Procesi ka qenë i qetë dhe pa pengesa të mëdha,” tha Radoniqi. Ai bëri të ditur se në shumë vendvotime ka nisur tashmë procesi i numërimit të votave për...