Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

Një sherr i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, në kryeqytet. Mësoset se gjate konfliktit janë përdorur sende të forta dhe thika. Si pasojë e konfliktit, katër persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë dëmtime të lehta. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e sherrit. Hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur plotësisht motivet dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje.