VIDEO/ Zjarri në fushën e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’ vijon të jetë aktiv edhe gjatë natës

VIDEO/ Zjarri në fushën e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’ vijon të jetë aktiv edhe gjatë natës

Vlora po përballet sërish me një situatë alarmante për shkak të një zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji”, i cili ka vazhduar të jetë aktiv edhe gjatë orëve të natës. LEXO EDHE: Vlora përfshihet sërish nga flakët: digjet fusha e mbetjeve në lagjen '24 Maji' Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era, ndërsa tymi i dendur dhe toksik ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit, duke krijuar shqetësim të madh për banorët e zonës. Qytetarët shprehen të shqetësuar për ndotjen e ajrit dhe rrezikun ndaj shëndetit të tyre, duke theksuar se reagimi i autoriteteve nuk ka qenë i menjëhershëm, edhe pse situata është përsëritur shumë herë javët e fundit. Ata kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe masa konkrete për...