Publikohen shifrat zyrtare/ Votimi, KQZ njoftim zyrtar: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale 39.07%, nis numërimi i votave

Publikohen shifrat zyrtare/ Votimi, KQZ njoftim zyrtar: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale 39.07%, nis numërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë ishte 39.07%, sipas të dhënave preliminare të publikuara mbrëmjen e së dielës. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media deklaroi se përkundër një procesi të qetë dhe të rregullt, pjesëmarrja ka qenë më e ulët krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara, ku kishin votuar rreth 43% e qytetarëve me të drejtë vote. “Sipas të dhënave preliminare, deri në mbylljen e vendvotimeve kanë votuar 39.07% e qytetarëve. Procesi ka qenë i qetë dhe pa pengesa të mëdha,” tha Radoniqi. Ai bëri të ditur se në shumë vendvotime ka nisur tashmë procesi i numërimit të votave për kryetarët e komunave, ndërsa pas përfundimit të...