Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidentja e Komisionit Evropian zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor/ Ursula von der Leyen viziton nesër Tiranën
Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, do të nisë të hënën një tur në Ballkanin Perëndimor për të theksuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për procesin e anëtarësimit të rajonit në BE dhe për për të diskutuar Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027. Vizita e saj nis në Tiranë, më 13 tetor. Takimet do të fokusohen në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe përmirësimin e lidhjeve rajonale. Pas takimeve, Presidentja von der Leyen do të mbajë një fjalim në Konferencën Rajonale të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e cila do të mbahet pasdite. Ky fjalim do të përqendrohet në angazhimin e BE-së për të mbështetur zhvillimin ekonomik të...