Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Sulmi me armë zjarri në një lokal, vdesin 4 persona dhe plagosen mbi 20 të tjerë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin e Shën Helenës në Karolina e Jugut, ku një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të një turme njerëzish brenda një lokali. Si pasojë, katër persona humbën jetën dhe të paktën 20 të tjerë mbetën të plagosur. Në momentin e sulmit, ambienti ishte i tejmbushur dhe sipas njoftimeve zyrtare, oficerët e parë që mbërritën në vendngjarje gjetën shumë persona të plagosur nga arma e zjarrit. “Viktima dhe dëshmitarë të shumtë u larguan me vrap, duke kërkuar strehim në biznese dhe banesa përreth”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga zyra e sherifit në Platformën X. Autoritetet e përshkruan sulmin si një “incident tragjik dhe tejet i vështirë për komunitetin”, duke apeluar për durim dhe bashkëpunim ndërsa hetimet...