Më pak se 1 orë nga mbyllja e QV-ve/ KQZ publikon pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18:00

Më pak se 1 orë nga mbyllja e QV-ve/ KQZ publikon pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 18:00 kanë votuar 32.66 për qind e votuesve. Të dhënat janë përditësuar në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së. Këtu llogaritet pjesëmarrja nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe me postë. Qytetarët e Republikës së Kosovës ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat mbahen në 38 komuna të Kosovës. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të KQZ-së është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, nga jashtë Kosovës janë regjistruar për votim 43 mijë e 993 qytetarë me të drejtë vote. Votimi përmes postës ka nisur më 17 shtator...