Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Thirrjet kundër Kosovës dhe banderolat provokuese, FFK do të ankohet në UEFA
Në ndeshjen e mbrëmshme në Leskovac mes Serbisë dhe Shqipërisë, nuk munguan thirrjet e vazhdueshme të vendasve “Kosova është Serbi”, apo dhe banderolat provokuese. Për këtë arsye, FFK ka reaguar duke i dënuar ashpër këto thirrje në korr kundër Kosovës dhe ka deklaruar se do të paraqesë notë proteste në UEFA. “Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh...