Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Izraeli jep lajmin e mirë: Pengjet që janë ende gjallë do të lirohen në orët e para të së hënës
                            Izraeli i ka dhënë një përgjigje misterit të kohës së lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Në deklaratat e bëra nga një përfaqësues i qeverisë, ai tha se të gjithë pengjet e gjalla pritet të lirohen në orët e para të së hënës (nga ora 4 deri në 6 të mëngjesit), pa përjashtuar ndryshime të vogla të orarit. Më vonë, Hamasi do të dorëzojë trupat e 28 pengjeve të vdekur. Dy orë para se të lirohen pengjet, Kryqi i Kuq do t’u japë autoriteteve izraelite informacionin përkatës. Ndërkohë, sipas informacionit nga gazeta The Times of Israel, ka plane emergjente që Presidenti i SHBA-së Donald Trump t’i shtojë axhendës së tij të ngjeshur një vizitë të shpejtë në një nga spitalet që strehojnë pengjet e...