Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas, detajet e para
Një incident me armë zjarri, që ka qenë derivat i një përplasje më të hershme fizike mes disa personave, e që dyshohet se ka lidhje me procesin zgjedhor është shënuar në Kosovë. Mësohet se të shtënat me armë janë regjistruar pranë shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran të komunës së Drenasit, ku është e vendosur një qendër votimi. Policia e Kosovës përmes një njoftimi për mediat konfirmon se është qëlluar në drejtim të një veture në afërsi të shkollës ku është vendosur qendra e votimit. “Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se...