Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vuçiç: Fitorja e Listës Serbe më e rëndësishme se ndeshja, shoh nervozizëm te shqiptarët!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur se pret fitoren e Listës Serbe në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë, duke theksuar se kjo forcë politike duhet të “kthejë një pjesë të pushtetit në duart e saj”. Gjatë një deklarate për mediat pas inspektimit të punimeve në GAK në Višegradska, Vuçiç tha se ka vënë re “nervozizëm te shqiptarët” për shkak të daljes së madhe të votuesve serbë në komunat me shumicë serbe. “Shpresoj në fitoren e Listës Serbe dhe që një pjesë e pushtetit të kthehet në duart tona. Kam parë që shqiptarët janë shumë nervozë për shkak të pjesëmarrjes së madhe në zonat serbe”, ka thënë Vuçiç. Ai shtoi me tone ironike se shqiptarët, “nga Prishtina në Tiranë e deri në Rozhajë e...