Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Palestinezët kthehen në veri, Trump pritet të mbërrijë të hënën në Lindjen e Mesme
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit po vijon në ditën e tretë përpara shkëmbimit të pengjeve me të burgosurit dhe një dite historike për lindjen e mesme. Palestinezët po vijojnë udhëtimin në kolona të mëdha drejt veriut të qytetit të Gazës me shpresën se luftimet nuk do të rinisin. Dhjetëra kamionë me ndihma janë parë të futen në territorin e Gazës dhe më shumë të tjerë priten në orët në vijim. Hamasi ka konfirmuar se lirimi i pengjeve do të bëhet të hënën ndërsa nga Izraeli ka deklaruar se shkëmbimi mund të nisë edhe më herët. Sipas zyrtarëve në SHBA, afërsisht 200 trupa amerikane do të dërgohen për të ndihmuar në mbështetjen dhe monitorimin e marrëveshjes së armëpushimit. Vetë presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbërrijë...