Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rritet pjesëmarrja, denoncohen 3 raste të fotografimit të votës…Si paraqitet procesi zgjedhor në Kosovë deri tani?
Foto ilustruese KOSOVË- Në Kosovë po mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Deri më tani, raportohet se procesi ka vijuar pa probleme, përveç 3 rasteve të dyshuara të fotografimit të votës që po trajtohen nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në rajonin e Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, ka deklaruar për mediat se kanë pranuar 3 informata për fotografim të votës, një rast në Podujevë, në Drenas dhe në Prishtinë. “Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë, ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti. Fotografimi i votës është vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkohë, sa i përket të...