Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sigurimi shëndetësor në udhëtim/ Mungesa që po na kushton, siguracioni “s’gjen vend” te shqiptarët
Foto ilustruese TIRANË- Në vitet e fundit, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të lëvizshmërisë ndërkombëtare. Udhëtimi nuk është më privilegj i një pakice të vogël, por është bërë pjesë e jetës së përditshme për një numër gjithnjë e më të madh qytetarësh. Qoftë për arsye turistike, profesionale, familjare apo edukimi, shqiptarët po zgjedhin të dalin jashtë kufijve më shpesh, më lirshëm dhe më me vetëbesim. Në këtë realitet të ri, një element jetik i çdo udhëtimi – Siguracioni Shëndetësor – duket se ende nuk po e gjen vendin që i takon. Statistikat e publikuara nga INSTAT dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën 2024 – 2025 tregojnë një rritje të ndjeshme të udhëtimeve jashtë vendit. Vetëm në janar të vitit 2025, numri i...