Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Pesticide edhe kontrabandë në Shqipëri, 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara! AKU: Gjobë 25 farmacive bujqësore
                            Dhjetëra fermerë janë gjobitur dhe dërguar për ndjekje penale për përdorim mbi normë të pesticideve në produktet bujqësore. Mësohet se përtej abuzimit nga vetë bujqit, në Shqipëri 25 farmaci bujqësore kanë kryer shkelje duke shitur pesticide të futura kontrabande, si dhe kanë ushtruar aktivitet pa pasur licencë. *** 23 ngarkesa me pesticide mbi normë janë identifikuar në kufijtë e Evropës me produkte shqiptare vetëm përgjatë 9 muajve të këtij viti, shumica me të njëjtat produkte; speca, domate apo fruta. Ky fenomen i përsëritur nuk po ndalet as nga paralajmërimet, gjobat apo ndjekjet penale. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë për Report TV se vetëm gjatë këtij viti janë marrë 109 sinjalizime nga Ministria e Bujqësisë apo AKU për pesticide mbi nivelin e lejuar. Pas...