Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shqipëria, destinacioni i turizmit gjithëvjetor, mbi 10 milionë vizitorë në 9 muajt e parë të vitit 2025
Shqipëria po konfirmon me shifra dhe fakte suksesin e saj si një destinacion turistik gjithëvjetor, duke u shndërruar në një nga historitë më pozitive të zhvillimit ekonomik dhe promovimit ndërkombëtar.Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se gjatë periudhës janar–shtator 2025, vendi ynë ka mirëpritur 10,228,686 vizitorë të huaj, një rritje me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. “Ky trend pozitiv dëshmon për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe për angazhimin e përbashkët në promovimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës”, – theksoi Gonxhja në postimin e tij. Në vetëm pak vite, Shqipëria ka kaluar nga një destinacion sezonal në një ofertë të plotë turistike që përfshin: Bregdetin shqiptar, me rivierën...