Izraeli zotohet se do t’i rrënojë tunelet e mbetura të Hamasit pasi të jenë liruar pengjet

Izraeli zotohet se do t’i rrënojë tunelet e mbetura të Hamasit pasi të jenë liruar pengjet

Bota E Diel, 12 Tetor 2025 13:21Ushtria izraelite tha në dhjetor 2023 se kishte zbuluar tunelin më të madh të Hamasit në Rripin e Gazës asokohe, vetëm disa qindra metra larg pikës kufitare Erez. Izraeli do t’i shkatërrojë të gjitha tunelet e mbetura nëntokësore në Rripin e Gazës, të cilat përdoren nga luftëtarët e Hamasit, pavarësisht arritjes së armëpushimit me këtë grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjerë, tha të dielën ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. “Sfida e madhe e Izraelit pas fazës së kthimit të pengjeve do të jetë shkatërrimi i të gjitha tuneleve terroriste të Hamasit në Gazë”, shkroi Katz në platformën sociale X. Ai tha se operacioni do të kryhet drejtpërdrejt nga ushtria izraelite, si dhe “përmes mekanizmit...